Site icon Telegrafi

Trump “e urren” Taylor Swift, por mbesa e tij është fanse e madhe e artistes që përkrah Kamala Harrisin

Ivanka Trump dhe vajza e saj Arabella morën pjesë në koncertin më të fundit të Taylor Swift në Miami, Florida.

Kjo edhe përkundër faktit që Swift doli publikisht në përkrahje të Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale, që garon kundër Donald Trumpit.

Siç raportohet, Ivanka e dërgoi vajzën e saj në koncertin e artistes së njohur [së bashku me mikeshat e saj] “për të parë një nga artistët e preferuar të vajzës së saj” në stadiumin Hard Rock fundjavën e kaluar, zbuluan burimet për Page Six.

Foto: Ivanka Trump / Instagram

Arabella duket se është një fanse e madhe e artistes amerikane, pasi festoi ditëlindjen e saj në korrik me një tortë ditëlindjeje që përmbante tematikën “Taylor Swift”.

“Torta më e mirë për Swiftie-n tim të preferuar”, shkroi Ivanka në postimin e saj në Instagram.

Foto: Donald Trump / Reuters

Megjithatë, Donald Trump, nuk e ndan të njëjtin pëlqim për këngëtaren Swift.

Muajin e kaluar, kandidati republikan bëri një postim në Truth Social duke shkruar: “E urrej Taylor Swiftin”, pasi kjo e fundit zyrtarisht i doli në përkrahje kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version