Site icon Telegrafi

Trump: E mundur marrëveshja e paqes izraelito-palestineze

Një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze është e mundur dhe administrata amerikane do të bëjë të pamundurën për arritjen e saj, theksoi sot presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ne do të diskutojmë për shumë gjëra, veçanërisht për një marrëveshje paqejeje mes palestinezëve dhe Izraelit, që do të ishte një arritje fantastike”, deklaroi presidenti amerikan në fillim të takimit të tyre në kuadër të Asamblesë së përgjithshme të përvitshme të Kombeve të Bashkuara.

Benjamin Netanyahu theksoi gjithashtu se dëshironte të fliste mbi mundësinë për paqe mes Izraelit dhe palestinezë, si dhe mes vendit të tij dhe botës arabe.

Exit mobile version