Donald Trump sërish ka fituar vëmendjen e mediave, arsyeja është që sërish nuk e ka ndihmuar gruan e tij Melania Trump derisa po futej në aeroplan ku jashtë po frynin erëra të forta.
Presidenti amerikan vikendin e kaluar ka qenë në pushime me familjen e tij në Florida, kurse derisa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë në aeroport, po e prisnin fotoreporterët dhe kameramanët e shumtë të cilëve nuk u shpëtojë ky moment i tij, transmeton Telegrafi.
Kohë më parë kishte ndodhur një rast i ngjashëm. Në momentin që aeroplani presidencial Air Force One po i priste në pistë, Trump nuk hezitoi të ngjitet i vetëm duke i lënë pas gruan Melania dhe të birin 11-vjeç Baron, të cilët po ballafaqoheshin me erërat e forta që në ato momente po frynin.
Asokohe pothuajse të gjithë e kishin kritikuar për këtë veprim, dhe se nuk është treguar “xhentëlmen” me Zonjën e Parë. /Telegrafi/
Pres. Trump and the First Lady board Air Force One at Dulles International Airport in preparation to depart for Rev. Billy Graham's funeral in Charlotte, North Carolina. https://t.co/ocOqjmeBwd pic.twitter.com/v2ttKDlnA6
— ABC News Politics (@ABCPolitics) March 2, 2018
Donald Trump boards Air Force One in the rain holding a large umbrella — wife and son trail behind pic.twitter.com/esWTEr7lvR
— Jon Levine (@LevineJonathan) February 27, 2018