Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shtrënguar duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe ka diskutuar me ish-presidentin Barack Obama gjatë funeralit shtetëror të presidentit të ndjerë Jimmy Carter.
Trump ishte i pari nga presidentët që mbërriti dhe u ul në rreshtin e dytë, të cilit iu bashkua bashkëshortja e tij Melania Trump.
Republikani u ul pranë ish-presidentit Barack Obama në katedrale.
Para fillimit të programit, ata u panë duke folur me njëri-tjetrin dhe duke buzëqeshur, pamje këto që janë bërë virale në rrjete sociale.
Në rreshtin e dytë ishin edhe ish-presidenti George W. Bush dhe Laura Bush, si dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe ish-presidenti Bill Clinton.
Pasi u ulën të gjithë, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Doug Emhoff mbërritën dhe zunë vendet e tyre në rreshtin e parë, shkruan Abc News, përcjell Telegrafi.
Por, Harris e cila u përball me Trumpin në zgjedhjet e 2024 dhe humbi, nuk e përshëndeti presidentin.
Ndërkohë, presidenti aktual Joe Biden dhe zonja e parë Jill iu bashkuan Harris dhe Emhoff në rreshtin e parë.
Biden mbajti një fjalim për Carter, në të cilën ai reflektoi mbi “forcën e karakterit të tij”.
Figura të tjera të profilit të lartë të parë në funeralin e Carter ishin ish-zëvendëspresidenti Al Gore, djali i Biden, Hunter Biden dhe ish-zëvendëspresidenti Dan Quayle.
Ndryshe, të pesë presidentët e gjallë të SHBA-së morën pjesë në ceremoninë e Carter në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Carter, presidenti i 39-të i vendit, vdiq në fund të dhjetorit në moshën 100-vjeçare. /Telegrafi/