Telegrafi

Trump dhe Melania Trump vizitë dyditore në Indi, kryeministri i vendit u bënë dhuratë figurat e tre majmunëve

Presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania janë pritur me duartrokitje në Indi, më saktësisht në qytetin Ahmedabad nga ku kanë filluar vizitën dyditore në këtë vend.

Kryeministri i vendit Narenda Modi i ka pritur dyshen në Sabarmat Ashram, rezidenca e dikurshme e Mahatma Gandit, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës në vendin ku ka jetuar Gandi, Modi u ka shpjeguar mysafirëve rëndësinë që ky vend e ka në luftën për liri, ku edhe shfrytëzoi rastin që Trumpit dhe Melania t’ju dhurojë figurat e tre majmunëve.

Ndryshe këto skulptura të vogla kanë luajtur rol të veçantë në jetën e Gandit, duke hequr dorë nga jeta luksoze për idealin e tij. Majmunët që mbulojnë gojën, sytë dhe veshët janë të njohur në mbarë botën, por pak kush e di domethënien e tyre.

Tre majmunët mistikë simbolizojnë veprimet – nuk shoh keq, nuk dëgjoj gjëra të këqija dhe nuk flasë keq. /Telegrafi/