Telegrafi

Trump i bashkohet rrjetit social që sa ishte presidenti donte ta ndalonte

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump i është bashkuar TikTokut, rrjetit social të videove të shkurtra në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, të cilin u përpoq ta ndalonte sa ishte president.

Të shtunën mbrëma, ish-presidenti postoi një video lansuese në një llogari të verifikuar, @realDonaldTrump, duke treguar Trump duke u përshëndetur me fansat në një meç të Kampionatit Ultimate Fighting që mori pjesë në Newark, Neë Jersey.

Profili me adresën @realdonaldtrump ka mbledhur më shumë se 500,000 ndjekës deri në orën 08:00 të dielën, transmeton Telegrafi.

“Është nderi im”, u përgjigj Trump, ndërsa kënga “American Bad Ass” nga Kid Rock dëgjohej në sfond.

Lëvizja e Trump për t’iu bashkuar TikTok është në një përpjekje për të arritur votuesit e mundshëm – veçanërisht ata më të rinj – në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Aplikacioni i videove përballet me një ndalim të mundshëm në SHBA nëse nuk largohet nga pronari i tij kinez ByteDance. /Telegrafi/

@realdonaldtrump Launching my TikTok at @UFC ♬ original sound – President Donald J Trump