Site icon Telegrafi

Trump anulon marrëveshjen për Kubën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë të ditur sot anulimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet vendit të tij dhe Kubës në vitin 2014, dhe në fjalimin në Majami dënoi regjimin brutal kuban.

Trump tha se marrëveshja me Kubën, të cilën e arriti paraardhësi i tij Barack Obama “nuk iu ndihmon kubanëve, ndërsa e pasuron regjimin”.

Ai premtoi marrëveshje më të mirë për kubanët dhe SHBA-të, ndërsa dënoi vuajtjet e gjata të kubanëve për gjashtë dekada dhe tha se do të dënojë krimet e regjimit të Castros.

“Ne e dimë se kjo po ndodh dhe e kemi ditur se kjo ka ndodhur”, ka thënë Trump.

Ai bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në Kubë dhe tha se sanksionet nuk do të hiqen derisa regjimi kuban të mos lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të fillojë respektimin e të drejtave të kubanëve për lirinë e shprehjes dhe tubimet.
Po ashtu, Trump bëri thirrje edhe për legalizimin e të gjitha partive politike dhe zgjedhje të lira, transmeton KosovaPress.

Trump tha se politika e re është e drejtuar në parandalimin e rrjedhjes së parave për ushtrinë kubane, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Ambasadat do të mbeten të hapura, si dhe mundësia e aterrimeve të aeroplanëve dhe qëndrimi i anijeve në portet kubane, derisa udhëtimet do të kufizohen në ato me “qëllime të arsimit”.

Exit mobile version