Atmosfera e mirë në një klub nate në Glasgow të Skocisë, e bëri një adoleshente të vallëzonte në mënyrë shumë entuziaste.
Por, situata doli prej kontrolli, kur ajo nisi të rrotullohej me kokë poshtë, e trullosur nga lëvizjet e tepruara, transmeton Telegrafi.
Kjo bëri që të mbetej në dysheme, e pafuqishme të ngrihej në këmbë dhe të qëndronte në takat e larta.
Pamjet që janë bërë virale, e tregojnë atë teksa e ndihmojnë të lëvizë, pasi të ketë kërcyer dhe bërë hapjen e këmbëve në një hapësirë të papërshtatshme. /Telegrafi/