Ka mundësi se jeni duke shijuar një gotë verë të kuqe ndërsa jeni ulur në një divan të bardhë të freskët dhe ju e derdhni aksidentalisht në të gjithë jastëkët.
Kur kjo ndodh, shumë prej nesh fillojnë të kërkojnë furishëm se si të heqin njollën dhe na paraqiten dhjetëra opsione, kështu që nuk dimë se cilën të ndjekim.
Një burrë që njihet me emrin Kadama në TikTok zbuloi një faqe interneti që do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja me pastrimin e njollave. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkoni në këtë faqes të internetit të krijuar nga Illinois.edu. Siç do ta shihni, ka një shirit kërkimi në faqe.
@kadama Ultimate Hack to Remove Stains! #lifehacks #lifetips #googletricks #cleantok
Shkruani njollën që duhet të pastroni. Për shembull: verë. Do të dërgoheni në një faqe që liston disa pëlhura të ndryshme që mund të keni njollosur, me udhëzime se si të pastroni secilën. Për tapiceri, thotë se do t’ju duhet vetëm detergjent.
Më pas rendit “Hapat për të pastruar”:
-
Përzieni një lugë gjelle detergjent të lëngshëm për larjen e enëve me dy gota ujë të ftohtë;
-
Duke përdorur një leckë të bardhë të pastër, sfungjeroni njollën me tretësirën e detergjentit;
-
Fshijeni derisa lëngu të përthithet;
-
Përsëritni hapat dy dhe tre derisa njolla të zhduket;
-
Pastrojeni me ujë të ftohtë dhe thajeni për të hequr tretësirën e detergjentit. /Telegrafi/