Lëkura e thatë është një problem i madh për shumë prej nesh tani në dimër. Madje, edhe për yje si Hailey Bieber, edhe pse nga jashtë ndoshta nuk duket kështu
I ftohti është një faktor “kërcënues” për lëkurën gjatë muajve të dimrit sepse e bën atë të duket e thatë dhe pa jetë.
Por, Hailey ka një truk të preferuar.
Teknika e skuqjes së mollëzave me grim të lëngshëm po bëhet goxha e njohur në rrjetet sociale, por edhe në radhët e të famshmëve. Falë kësaj, ne e dimë se si estetët dinë si të mbulojnë komplekset e yjeve si Bieber, Kim Kardashian dhe të tjera që duken kaq bukur, edhe pa përdorur shumë grim.
Në videon në Instagram, influencuesja shpjegon se grimierja Leah Darcy përzien pak blush me ngjyrë për skuqjen e mollëzave dhe hidratuesin për të krijuar një pamje natyrale. Ky efekt shkrihet kaq bukur në lëkurë. Gjithçka që ju nevojitet për pamjen e Hailey Bieber është një blush kremoz për mollëzat dhe një krem hidratues.
Truku pas kësaj teknike qëndron në faktin se ngjyra dhe kremi që trajton lëkurën përzihen këndshëm dhe e bëjnë atë të duket plot jetë dhe shkëlqim edhe në dimër, citon Anabel.
Pse të mos e provoni dhe ju që doni efektin e Hailey Bieber-it? /Telegrafi/