Një video amatore shfaq një burrë i cili “mashtroi” vdekjen, pasi një “truk” me fishekzjarrë nuk shkoi sipas planeve dhe për pak sa nuk e hodhi në erë.
Videoja që është bërë virale, shfaq burrin e paidentifikuar duke mbajtur këmbët në rrobalarësen e mbushur me fishekzjarrë, transmeton Telegrafi.
Por në një moment rrobalarësja shpërthen, duke e hedhur disa metra lart dhe copëzat e saj fluturuan në të gjitha anët.
“Xhaxhai im është i çmendur, por akoma gjallë – vetëm disa qepje në gojë dhe ka pësuar thyerje të nyjës”, tha mbesa e tij në Instagram.
Megjithatë raportohet se ka mbi 150 qepje në gojë si dhe në pjesë tjera të trupit. Por ajo çfarë është më e rëndë se ai nuk ka sigurim shëndetësor dhe pas postimit të videos në TikTok dhe X, nxiti mijëra komente.
Disa prej tyre vendosën të kontribuonin në mbulimin e shpenzimeve për shërimin e tij, dhe pritet që shuma e planifikuar të jetë 15 mijë dollarë. /Telegrafi/