Site icon Telegrafi

Truku magjik me një qese sheqeri ka tronditur rrjetin – njerëzit po përpiqen ta kuptojnë sekretin e këtij magjistari

Një magjistar i talentuar është bërë viral me trukun e tij mbresëlënës me një qese sheqeri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, magjistari Jadon Ray e shpërndau videon në TikTok nga llogaria e tij @jadon.ray.

Në video, ai mund të shihet derisa shqyen një qese me sheqer dhe e zbraz atë në njërën dorë. Pas një çasti, ai hedh dorën lart dhe sheqeri zhduket nga duart e tij.

Pas kësaj, sheqeri shfaqet në dorën tjetër të magjistarit, dhe në ato momente, ai mund të shihet derisa ai mbush qesen e vogël të sheqerit.

Që kur ai ngarkoi videon, është shikuar më shumë se 6.5 milionë herë, dhe njerëzit në rrjetet sociale po përpiqen ta kuptojnë se si e bëri këtë truk. /Telegrafi/

@jadon.ray there’s no place like ATL #fyp #ShowUsYourDrawers #ShareTheMagic #foryou #DoTheJuJu #fypシ ♬ pushin P (feat. Young Thug) – Gunna & Future
Exit mobile version