Përpjekja për të këputur ngjitësin mund të jetë një përpjekje e mundimshme për shumë njerëz.
Por fatmirësisht, një ekspert i industrisë së filmit zbuloi mënyrën e duhur për ta bërë këtë.
Në një postim në TikTok, Austin Kay tregoi se si ata që janë pjesë e industrisë së filmit e përdorin ngjitësin, përcjell Telegrafi.
“Në vend që ta grisni, kjo është ajo që duhet të bëni”, dëgjohet të thotë Kay teksa demonstron.
Bëhet e ditur se videoja ka grumbulluar 1.3 milionë pëlqime dhe mijëra komente.
@austindkay bet you didnt know this trick #film#filmmaking#filmmaker#tape#papertape#hack#howto#diy#fyp#fypシ ♬ son original – _mckelxsa_
Një përdoruese ishte aq e impresionuar nga postimi, saqë ajo pohoi: “Kjo thjesht më ndryshoi jetën”.
Një tjetër shkroi: “Betohem se e kam parë këtë 3 herë, por më pas nuk e kam bërë kurrë. /Telegrafi/