Influencerja SweaStyle me një milion ndjekës në TikTok, ka ndarë një truk super të thjeshtë për t’i bërë flokët kaçurrela dhe me volum.
Këtë metodë ju mund ta aplikoni edhe nëse jeni në një fluturim të gjatë dhe sapo të mbërrini në destinacion do t’i keni gati për të dalë.
Krejt çfarë ju duhet për këtë truk është një shami, një kapëse flokësh dhe llastik për flokë.
@sweastyle How I do heatless curls in the airplane ✈️ (shy girl approved + comfortable to sleep in ✅) #heatlesscurls #scarfcurls #hairhack #airplanehack #hair ♬ Pieces (Solo Piano Version) – Danilo Stankovic
Vendosni shaminë mbi kokë dhe në mënyrë që të qëndrojë statike, sigurojeni me kapësen e flokëve.
Ndani flokët në dy pjesë, dhe mbështillni fijet përreth shamisë që qëndron e varur përgjatë flokëve.
Pasi t’i keni mbështjellë flokët rreth shamisë, vendosni llastik në mënyrë që të mos lëshohen.
Krejt në fund, të dyja anët e lidhura vendosni mbrapa dhe lidhni me fijet e shamisë dhe largojeni kapësen sipër kokës.
Kjo metodë ideale do t’ju ndihmojë që flokët të bëhen kaçurrela dhe me volum. /Telegrafi/