Një grua ka ndarë një truk gjenial në TikTok që ju ndihmon të dini se kur xhinset do ju bien fiks në trup pa i provuar fare.
Truku i saj, ju kursen shumë kohë dhe mundim kur dilni për të blerë xhinse në dyqane.
Sipas Abbyt, ekziston një metodë e famshme që ju ndihmon të dini nëse pantallonat do t’ju bien ‘tamam’ për trupi.
@abbythebadassmom Replying to @lazydazy1776 HACK THAT WORKS When shopping for jeans, shorts and pants – shopping hack – sizing hack #shoppingwithabby #jeanshopping #shoppinghack #clothinghack #hacksthatwork #jeanshorts #jeanshacks ♬ original sound – Abbythebadassmom – Abby Rivera
Çfarë duhet të bëni është që të merrni një palë xhinse dhe t’i mbështillni për qafe, siguroheni që të jenë të përthekuara.
Nëse shihni që preken lehtësisht të dyja anët, atëherë nënkupton se pantallonat me shumë mundësi do të jenë tamam për ju.
Nëse ndodh që tepron masa kur i mbështillni në qafë do të thotë se janë një masë më e madhe. Nëse ndodh që mezi të afrohen të dyja anët e xhinseve atëherë janë shumë të vogla për ju. /Telegrafi/