Site icon Telegrafi

Truk i nevojshëm për të gjithë prindërit: Si t’ia ndaloni bebes të qarën brenda pak sekondave (Video)

Të gjitha bebet qajnë. Ndonjëherë qajnë disa minuta, ndonjëherë disa orë, por arsyeja prapa kësaj nuk është gjithmonë e qartë. Bebet përpiqen të komunikojnë rreth urisë, dhimbjes, frikës, nevojës për gjumë etj., përmes të qarës.

Por, çfarë duhet të bëni për ta qetësuar një bebe e cila qanë?

Përgjigja për këtë është teknika “Mbajtja” – transmeton Telegrafi.

Në videon e mëposhtme, Dr. Robert C. Hamillton, pediatër, shpjegon se si kjo teknikë e ndalon të qarën e bebes brenda pak sekondave.

Sipas tij, kjo metodë funksionon në të shumtën e rasteve, por nëse nuk funksionon, atëherë dy gjëra mund të jenë duke shkuar keq: bebja ose është sëmurë ose i/e uritur.  /Telegrafi/

Exit mobile version