Skandali seksual ku u përfshi producenti i njohur hollivudian Harvi Uenstein ka prodhuar efekt domino edhe në politikë.
Deputetë dhe ministra të rëndësishëm britanikë janë përfshirë në një mega-skandal seksual që rrezikon të kompromentojë rëndë pozitat e kryeministres Theresa May.
Shkak është bërë një listë e hartuar nga partia e Theresa Mayt, ku përfshihen 36 deputetë konservatorë dhe të paktën 15 ministra dhe nënsekretarë të kabinetit aktual të kryeministres May.
Dosja që pritet të shkaktojë një tërmet politik në vendin ishullor, ra në duart e të përditshmes britanike “The Times”. Hartuesit e saj e kanë quajtur, “Deputetët me lubido të lartë”.
Emra të rëndësishëm ende nuk publikohen, por mediat britanike paralajmërojnë se nuk është e largët koha kur ata do të dalin, përcjell tvklan.al.
Skandali seksual në Downing Street vjen vetëm pak ditë pasi ministri i mbrojtjes Michael Fallon pranoi se kishte ngacmuar dhe prekur një gazetare.
Fallon kërkoi falje publike dhe tha se ngjarja kishte ndodhur 15 vjet më parë, por kryeparlamentarja Andrea Leadsom tha se këto sjellje janë të patolerueshme. Edhe ministri britanik i tregtisë, u zbulua se i kishte kërkuar sekretares së tij të blinte lodra seksi.
Theresa May ka kërkuar zbardhje të plotë për këto dy raste dhe ka premtuar se do t’i shkarkojë ministrat e saj nëse rezultojnë fajtorë.