Site icon Telegrafi

Tronditet Dua Lipa – fansat futen fshehurazi në hotelin ku po qëndronte në Kili

Dua Lipa ngeli e tronditur pasi fansat u futën fshehurazi në hotelin ku po qëndronte dhe prisnin jashtë dhomës që ka rezervuar.

Këngëtarja, 29 vjeçe, kishte qëndruar në Ritz-Carlton në Santiago, Kili, pasi kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të realizuar një reklamë.

Sipas The Sun, fansat u gjetën duke pritur artisten shqiptare jashtë derës së dhomës së saj, ndërsa të tjerët u gjetën gjithashtu në hotel.

Dua Lipa

“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës”, tha një burim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

“Siguria përfundoi duke bërë një spastrim shtesë dhe kishte shumë fansa që prisnin në ashensor. Dua tha se nuk do të bënte fotografi brenda hotelit”, thuhet më tej.

Hoteli ku po qëndronte Dua Lipa

Dua do të rikthehet në skenë në mars me pjesën e dytë të turneut në kuadër të albumit “Radical Optimism”.

Nga ana tjetër, pak javë më parë u raportua se ylli i famshëm është fejuar me aktorin Callum Turner, 34 vjeç.

Dua Lipa

“Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj në aspektin profesional dhe kjo është qershia mbi tortë”, theksoi një burim.

“Callum është një mbështetje kaq e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur”. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Callum Turner
Exit mobile version