Mediat spanjolle po raportojnë për një skenar spektakolar që mund të ndodhë gjatë verës.
Në fakt, raportimeve dhe spekulimiet e mediave spanjolli i shton ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon.
Ai është i bindur se klubi mbretëror do të rikthejë Jose Mourinhon në fund të sezonit, nëse ai nuk kalon te Manchester United.
“Nëse Manchester United nuk e transferon Mourinhon, ai do të jetë menaxheri i ardhshëm te Reali. Jam i sigurt për këtë. Nëse ata nuk fitojnë diçka këtë sezon, është e vërteta e hidhur që ne do ta shohim atë sërish në pankinë”, u shpreh Calderon.
Ai shpreh bindjen se Perez ka simpati për portugezin dhe e dëshiron atë sërish në stol.
Ky lajm përbën tronditje për Barcelonën dhe aspiratat e tyre shekullore në futbollin spanjoll, marrë parasysh se i vetmi njeri që ka bllokuar Barcelonën e Guardiolas drejt sukseseve të paprecedenta historike ishte pikërisht Mourinho me Interin legjendar dhe me Real Madridin e tij përplot superyje. /Telegrafi/