Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, është në dilemë nëse duhet të shkojë te Arsenali.
Daily Star shkruan se Vardy në 72 orët e fundit ka pasur mendime të dyshimta për një kalim te Arsenali.
Kuptohet se Vardy do të refuzojë Arsenalin dhe do të rinovojë me Leicesterin.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për Arsenalin nëse ndodh, të cilët edhe aktivizuan klauzolën e tij javën e kaluar.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Wenger është gati t’ia ofrojë një kontratë prej 120 mijë funtesh në javë lojtarit.
Por, Vardy thuhet të ketë mbajtur biseda kruciale me zyrtarët e Leicesterit pak para nisjes së tij me Anglinë në kampin e Euro 2016.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë. /Telegrafi/