Site icon Telegrafi

Tronditet Arsenali, Bernd Leno largohet me barelë nga fusha

Bernd Leno është detyruar të lëshojë fushën shkaku i një lëndimi të rëndë të pësuar.

Arsenali është duke u përballur me Brightonin në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

The Gunners janë mysafir të rivalit nga liga, derisa rezultati është ende i pandryshuar 0-0.

Por, ishte minuta e 40-të kur Yves Bissouma bëri një ndërhyrje të rëndë në portierin gjerman, duke e lënë atë të shtrirë në tokë.

Martin Atkinson ndaloi lojën, mirëpo nuk e ndëshkoi lojtarin e Brightonit, derisa Leno u largua me barelë nga fusha.

Në vend të tij u fut portieri i dytë Emiliano Martinez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version