Kryesia e Kuvendit do të mbajë nesër mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare.
Edhe pse nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës, gjasat janë që të caktohet seanca ku do të shqyrtohet dhe hedhet në votim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Ky projektligj nën tymin e gazit lotsjellës është miratuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe proceduar atë në Kuvendin e Kosovës.