Site icon Telegrafi

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën

Banori i Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj, ka thënë sot se do të lërë programin, gjatë një bisede e sipër me Meritonin dhe Françeskën.

“Unë do të lë programin, ky është vendimi im”, tha Jetmiri.

Përveç kësaj deklarate të fortë, që u kundërshtua dukshëm nga Meritoni, ai gjatë gjatë një bisede të cilën e kishte pasur paraprakisht me Roza Latin, tha se mezi po e priste prime-in e së martës.

“Do t’i sqaroj unë nesër të gjitha, mezi po e pres, e marta ime. Marr valixhen dhe iki, por unë nesër do të bëjë tërmet…”, i thoshte ai Rozës.

Ndonëse arsyet mbeten e paqarta, për revoltën e Jetmirit, ai thoshte se situatat po dalin jashtë kontrollit, dhe se nesër do t’i sqarojë të gjitha për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version