Një recetë që do të sjellë në tryezë një shije të veçantë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ ¾ filxhan gjizë
▪ ¼ filxhan krem kosi me yndyrë të ulët
▪ 2 kg troftë të tymosur, e prerë imët
▪ 2 luge kopër e freskët
▪ 2 qepë të gjelbra
▪ 1 luge gjelle rrikë
▪ 1 luge çaji lëng limoni
▪ piper i zi
▪ feta buke
Udhëzime:
Vendosni të gjithë përbërësit përveç fetave të bukës një blender dhe krijoni pure.
Masën e fituar vendoseni në një enë të plastikes dhe ftoheni për disa orë para se të shërbehet me feta buke.