Telegrafi

‘Trofeu Yachine’, 10 kandidatët për portierin më të mirë – Corutois, Alisson, Mendy e Neuer në garë

Sot do të zbulohen kandidatët për ‘Topin e Artë’ për meshkuj dhe femra, por edhe çmimet ‘Yachine’ për portierin më të mirë dhe Kopa për futbollistin më të mirë të ri.

Gazetar e njohur francez France Football ka filluar me publikimin e nominimeve.

Tashmë dihen edhe dhjetë emrat që janë të nominuar për Trofeun Yachine që vjen si shpërblim për portierin më të mirë të vitit.

Yassine Bounou, Alisson Becker, Thibaut Courtois, Ederson, Mike Maignan, Edouard Mendy, Manuel Neuer, Jan Oblak, Kevin Trapp dhe Hugo Lloris janë emrat që janë nominuar nga L’Equipe.

Courtois që shkëlqeu sezonin e shkuar shihet si favorit, por mbetet të shihet se kush do të zgjidhet më i miri në fund. /Telegrafi/