Telegrafi

Trofeu ‘Santiago Bernabeu’: Real Madridi luan me Milanin me 11 gusht

Tashmë është zyrtare  pasi Real Madridi ka informuar tifozët e vet se për trofeun ‘Santiago Bernabeu’ do të përballen me Milanin.

Përballja mes dy gjigantëve do të zhvillohet më datë 11 gusht, në orën 19:00.

Reali dhe Milani janë klubet me më shumë trofe të Ligës së Kampionëve, gjithsej 20, me mbretërit që ka 13 dhe kuqezinjtë shtatë.

Pra, do të jetë një përballje e dy më të mëdhenjve të kontinentit.

Madrilenët kanë qenë dominues në vitet e fundit duke e fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Te Milani situata është ndryshe, pasi nuk ka luajtur në garën më të madhe në Evropë në vitet e fundit.

(Getty Images)

Hera e fundit që italianët e kanë fituar trofeun është viti 2007.

Milani këtë vit është duke punuar shumë që të marr lojtarë me vlerë, me Gonzalo Higuainin, që është në qendër të këtij afati kalimtar. /Telegrafi/