Qëndrim Zyba ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Reprezentuesi i Kosovës ka rrëfyer shumë gjëra interesante dhe të padëgjuara më parë.
Qëndrimi ka zbuluar edhe trofeun më të rëndësishëm që e ka fituar deri më tani në karrierë.
“Prishtina ka qenë duke pritur tetë vite për titull kampioni”, fillon rrëfimin e tij Zyba në “Arena e Yjeve”.
“Për mua në atë kohë si i ri ka qenë diçka e jashtëzakonshme kur jemi shpall kampion”, ka vazhduar rrëfimin e tij ylli i Slovan Liberec.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Zyba i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, por kësaj here shkaku i fushatës zgjedhore, emisioni do të shfaqet të martën e javës së ardhshme (14 janar), ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/