Manchester City është fitues i Kupës së Ligës (Capital One Cup) pasi në finalen e Wembleyt e mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penaltive.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa rasti më i mirë në këtë gjysmëlojë ishte në minutën e 23-të, kur Sergio Aguero goditi shtyllën.
City kaloi në epërsi në minutën e 49-të falë golit nga Fernandinho, porse fajtori kryesor ishte portieri Simon Mignolet, i cili gaboi rëndë.
Falë angazhimit të Redsave, ata ia dolën ta barazonin rezultatin përmes anësorit brazilian, Philippe Coutinho (83’).
Përfundimi i kohës së rregullt me shifra identike bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime. Pjesa e parë e vazhdimeve nuk prodhoi ndryshim në rezultat.
Të dyja skuadrat u përpoqën maksimalisht në pjesën e dytë të vazhdimeve që të shënonin, mirëpo nuk ia dolën përkundër rasteve që krijuan.
Dhe ishin penaltitë ato që e vendosën fituesin. Ekzekutues më të mirë nga pika e bardhë ishin lojtarët e Manchester Cityt, të cilët e fituan trofeun. /Telegrafi/
0-1: City kalon në epërsi në finale të Capital One Cup. Çfarë gabimi nga Simon Mignolet…
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 28 February 2016
1-1: Coutinho barazon rezultatin
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 28 February 2016
Pritja vendimtare e Simon Mignolet ndaj Sergio Aguero…
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 28 February 2016
Të gjitha penalltitë nga finalja e Capital One Cup mes Liverpoolit dhe Cityt.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 28 February 2016