Telegrafi

‘Trofeu Kopa’, 10 kandidatët për lojtarin më të mirë të ri

Sot do të zbulohen kandidatët për ‘Topin e Artë’ për meshkuj dhe femra, por edhe çmimet ‘Yachine’ për portierin më të mirë dhe Kopa për futbollistin më të mirë të ri.

Gazetar e njohur francez France Football ka filluar me publikimin e nominimeve.

Tashmë dihen edhe dhjetë emrat që janë të nominuar për Trofeun Kopa që vjen si shpërblim për lojtarin më të mirë U21.

Pedri ishte fituesi i fundit, ndërsa tani janë 10 kandidatë, cili më i fortë se tjetri.

Nuno Mendes, Jamal Musiala, Joško Gvardiol, Bukayo Saka, Florian Wirtz, Karim Adeyemi, Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Gavi dhe Ryan Gravenberch janë emrat që janë nominuar nga L’Equipe.

Mbetet të shihet se kush do të zgjidhet më i miri. /Telegrafi/