Më 8 gusht, në “Camp Nou”, sikurse është traditë, do të dorëzohet trofeu Gamper, i organizuar nga Barcelona, që këtë edicion do të ketë përballë si kundërshtar Juventusin.
Pas zyrtarizimit të “Trofeut Berlusconi”, vera e bardhezinjve “pasurohet” me një tjetër ndeshje miqësore me prestigj ndaj ekipit të drejtuar nga Ronald Koeman.
Për Massimiliano Allegrin do të jetë mundësia e parë për të provuar grupin ndaj një kundërshtari të fortë.
🚨 BREAKING NEWS! Men and Women to face Juventus in Joan Gamper Trophy! 🏆
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2021
Lionel Messi do të jetë sërish përballë Cristiano Ronaldos, një duel mitik, që këtë herë shërben si nxehje në prag të nisjes së sezonit të ri.
Për edicionin e 56-të të “Trofeut “Gamper”, megjithatë, do të ketë një risi të rëndësishme që do t’i paraprijë përballjes midis Zonjës së Vjetër dhe “blaugranave” (ora 21:30).
#NEVERENOUGHBARÇA 💙❤️ pic.twitter.com/YBcli3M1sJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2021
Disa orë më parë, saktësisht në orën 18.00, do të zhvillohet një tjetër përballje, por mes ekipeve të fermave të Juventusit dhe Barcelonës, dy skuadra kampione në vendet e tyre. /Telegrafi/