Telegrafi

“Trofe të vjedhur, gjyqtarë të paguar, drejtorë të dënuar…” – tifozët e Interit godasin Juventusin me transparent

Tifozët e Interit kanë thumbuar Juventusin përpara fillimit të ndeshjes në stadiumin “Giuseppe Meazza” duke zbuluar disa pankarta me polemikat e Bianconerëve ndër vite.

Ndeshja që nisi në ora 20:45 po luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Është një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin italian, pasi takimet mes Bianconerëve dhe Nerazzurrëve shpesh karakterizohen nga tensione dhe polemika.

Lexo po ashtu 'Derby d'Italia' si asnjëherë më parë për 'Scudetto' - Interi pret Juventusin

Mbështetësit e Interit tronditën rivalët e tyre përpara fillimit duke zbuluar disa pankarta në Curva Nord, duke përmendur disa nga skandalet që përfshinin Juventusin ndër vite.

Tifozët e Interit shkruan: “Blerja e arbitrave”, “Provimet e falsifikuara”, “Drejtorët të dënuar”, “Fitimet e fryra kapitale”, “Ndalimi evropian”, “Bilanci i falsifikuar”, “Lojtarët me doping”, “Trofe të vjedhur”, Transferime të manipuluara” dhe “Tifozë të parespektuar”.

Natyrisht se ato janë pritur me vërshëllima nga tifozët mysafirë, që nuk pajtohen me këto fjalë. /Telegrafi/