Gjatë shtatzënësisë së parë, Yvonne Lin nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, ka qëndruar në këmbë gjatë çdo udhëtimi me tren, sepse askush nuk ngrihej për t’ia lëshuar ulësen.
Kur mbeti shtatzënë për herë të dytë, 38-vjeçarja krijoi një trofe që e mbante me vete për t’ia dhuruar atij pasagjeri që ngrihet dhe ia lëshon karrigen, transmeton Telegrafi.
Derisa ishte në fund të muajit të tetë, një burrë është ngritur në këmbë dhe ia ka ofruar vendin e tij.
“Të gjithë shmangnin shikimin, sapo më shihnin që jam në këmbë, por jo edhe ky zotëri. Ai veproi shpejtë dhe ishte shumë i sjellshëm”, ka thënë Lin lidhur me rastin.
Me t’i dhënë trofeun, burri të cilit nuk ia ka mësuar emrin, ka qeshur dhe është shprehur falënderues. /Telegrafi/