Real Madridi ka arritur fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Galatasarayt në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Vendasit e nisën më mirë takimin me dy mundësi të njëpasnjëshme të Florin Andone, por në të dyja rastet intervenoi Thibaut Courtois.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 18-të me një gol të bukur nga Toni Kroos, porse arkitekt i aksionit ishte Eden Hazard, i cili edhe e dhuroi asistimin.
Courtois ishte sërish në vend në një tentativë të Younes Belhanda, ndërsa në anën tjetër rrezikoi Karim Benzema.
Dy raste të mira në gjysmën e dytë i pari Hazard, i cili në njërin e goditi shtyllën, ndërsa në tjetrin intervenoi portieri.
Kjo ishte fitorja e parë e Real Madridit në Grupin A që ka regjistruar edhe një barazim dhe një humbje, ndërsa mban vendin e dytë në tabelë me katër pikë.
Galatasaray ka vetëm një pikë, pasi nga tri ndeshje, ka regjistruar një barazim dhe dy humbje. /Telegrafi/