Policia e Tiranës ka zbuluar një sasi armësh dhe municionesh në fshatin Kus të kryeqytetit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 1 pushkë, 2 krëhëra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 thikë.
“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. M., në fshatin Kus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, 2 krëhëra dhe sasi municioni luftarak, 1 kallëp tritoli së bashku me fitilin përcjellës dhe kapsollën, 2 granata sulmuese, 2 ndezës unifikues granatash dhe 1 mjet prerës (thikë)”, njofton Policia.
Tritol, armë dhe municione në banesë, arrestohet poseduesi i tyre
Policia ka arrestuar poseduesin e tyre.
“Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., banues në Kus, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 279 të Kodit Penal”. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë. /Telegrafi/