Telegrafi

Trippier: Messi vetëm ecë dhe ecë nëpër fushë – më pas është gol

Lionel Messi (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Kieran Trippier  ka folur për atë se si është të luash kundër Lionel Messit, para derbit që Atletico Madridi dhe Barcelona do ta zhvillojnë në këtë fundjavë.

Mbrojtësi i Los Cholchoneros ka thënë se ai është përballur me pesë herë fituesin e Topit të Artë në sezon in e kaluar dhe kishte shansin që ta sheh nga afër lojën e tij.

Blaugranasit fituan 4-2 ndaj Spurs, derisa argjentinasi kishte shënuar dy gola në këtë sfidë të zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trippier që u transferua te Atletico Madridi në këtë verë që shkoi, ka thënë se 32-vjeçari ecë nëpër fushë, por ka aftësinë të ndëshkojë menjëherë.

“Të gjithë e dinë se sa i mirë është ai, por në atë natë ai kishte diçka edhe më speciale”, ka thënë anglezi.

“Ai shënoi në atë natë dy gola dhe goditi shtyllën rreth katër herë. Ai ishte i pabesueshëm”.

Lexo po ashtu Rekord nga Messi: U shënon 34 skuadrave të ndryshme në CHL, në paraqitjen e 700-të për Barcelonën

“Është e çuditshme ta shikosh duke luajtur, ai vetëm ecë dhe vetëm ecë nëpër fushë, por nëse e lini mbrapa, ai do ju ndëshkojë menjëherë”, ka shtuar më tej Trippier.

Atletico do të jetë nikqori i Barcelonës në përballjen që zhvillohet nesër (1 dhjetor) në ora 21:00 në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/