Site icon Telegrafi

Trippier është afër të blejë një vilë luksoze nga Sterling, transferimi të Manchester Unitedi vetëm çështje kohe  

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Kieran Trippier po vepron sipas planeve për të qenë gati për transferimin e tij në Manchester United.

Sipas mediumit The Sun, Trippier është në bisedime për të blerë një rezidencë prej 3 milionë funtesh – nga bashkëlojtari i tij te Anglia, Raheem Sterling.

Mbrojtësi, 30 vjeç, i cili është në prag të një transferimi në Old Trafford, ka biseduar me yllin e Manchester Cityt për një marrëveshje të mundshme për vilën luksoze në qytetin e Mançesterit.

Lexo po ashtu Manchester United po përforcohet dukshëm, Varane dhe Trippier pritet të zyrtarizohen javën që vjen

Unitedi beson se ata janë në fazat e fundit për të siguruar një marrëveshje me Atletico Madridin në vlerë prej 18 milionësh.

“Kieran dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga Spanja dhe nëse marrëveshja me Old Trafford kalon, ai do të duhet të veprojë shpejt”.

Lexo po ashtu Sancho, Varane dhe Trippier – Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit në sezonin e ri

“Ai dhe Raheem kanë folur për pronën. Nëse Raheem largohet në të njëjtën kohë, ka kuptim të përsosur ta shesë atë shpejt – dhe privatisht – te Kieran”, ka thënë një burim për The Sun.

Përveç Trippier, Unitedi tashmë ka siguruar shërbimet e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmund, ndërsa janë afër të transferojnë edhe Rapfael Varane nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version