Telegrafi

Trinjakët nga Brazili kanë ngjashmëri aq të madhe sa që edhe prindërve u desh të përdorin “një truk” për t’i njohur ata

Në botën e mrekullive dhe mistereve, historia e trinjakëve identikë nga Brazili shfaqet si një histori tepër interesante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Michele Kaiser dhe burri i saj, Mauricio, u gjendën në një udhëtim të papritur kur zbuluan se prisnin jo një, por “tri gëzime, përnjëherë”.

Historia filloi me përpjekjen e çiftit për të zgjeruar familjen e tyre, ku vajza e tyre e madhe Monica ishte vetëm një vjeç e gjysmë në atë kohë.

Ajo që e bën atë edhe më të jashtëzakonshme është se shtatzënia e Michele shkoi shumë mirë, pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

Megjithatë, me kalimin e kohës, me rritjen e të tre fëmijëve aq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, ata vendosën të hetojnë pak më tej.

Një test i mëpasshëm i ADN-së i kryer pothuajse një dekadë më vonë zbuloi një të vërtetë mahnitëse – Matheus, Murilo dhe Marcelo nuk ishin thjesht vëllezër; ata ishin 100% treshe identike, një fenomen kaq i rrallë.

Ndërsa ngjashmëria e tyre fizike mund të mahnitë edhe vëzhguesin më të mprehtë, Michele dhe Mauricio krijuan një truk sekret për të veçuar çdonjërin prej tyre: ngjyrën e syzeve të tyre.

Marcelo vesh të kuqe, Murilo me jeshile dhe Matheus me ngjyrë të kaltër. /Telegrafi/