Telegrafi

“Trimi i babës”, kënga më e re nga Gold AG

Foto: Screenshot/YouTube

Gold AG ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Trimi i babës”.

Kënga, e publikuar në platformën YouTube, është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet artisti me orkestrim nga Wirusi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, ‘Imagine Films’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky projekt është lansuar në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, këngëtari nga Presheva i ka dedikuar edhe shumë këngë të tjera dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për liri.

Pikërisht sot (5 mars) janë bërë 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë. /Telegrafi/