Një djalë i ri i apasanionuar pas sporteve ekstreme, ka rrezikuar jetën që të realizoi një “shfaqe” për miqtë e tij, duke vrapuar në drejtim të motoçikletës që lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe në momentin që i afrohet kërcen mbi të duke bërë salto.
Olel Shestyarenko ekspert i sportit “parkour”, është filmuar nga miqtë duke vrapuar në drejtim të motoçikletës duke fluturuar në ajër, dhe duke u rrokullisur mbi të pa e prekur as edhe me gishtin e vogël të këmbës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në fillim ata kryen disa prova të sigurohen se gjithçka do të shkoj sipas planit, ata në fund arritën ta kryejnë me sukses misionin e tyre në pistën e garave në qytetin Yekaterinburg në Rusi.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar për faktin se ka rrezikuar jetën për një “spektakël” që mund të shërbej si model për të rinjtë, derisa kishte edhe persona tjerë që e kanë duartrokitur për guximin. /Telegrafi/