Një i ri adhurues i flaktë i sporteve ekstreme, ka rrezikuar jetën duke kërcyer dhe rrokullisur përpara një veture që lëvizte me 100 kilometra në orë.
Oleg Sherstyachenko 25-vjeç, ka mashtruar vdekjen me performancën e tij duke u rrokullisur në ajër mbi veturën BMË që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si vetura i vërsulet me shpejtësi të madhe adhuruesit të sporteve ekstreme, i cili për një fije floku i shpëton përplasjes së drejtpërdrejt duke u rrokullisur në ajër.
Që nga realizimi i kësaj video e cila më pas është postuar në internet, është duke bërë xhiron e botës.
Ndërkaq Oleg ka pranuar se këtë rrotullim e kishte ushtruar qysh kur ishte 14-vjeçar, por tani ka marrë guximin ta realizoi që për fat të mirë ka shkuar siç edhe e kishte planifikuar. /Telegrafi/