Site icon Telegrafi

“Trimat” e ISIS-it, frikë nga Izraeli – kërkuan falje pas një incidenti! (Video)

Luftëtarët e ISIS-it, të kthyer në sinonimin e dhunës dhe brutalitetit, kanë kërkuar ndjesë pas ndërmarrjes së një sulmi ndaj ushtarëve izraelitë.

Ish-ministri i Brendshëm i shtetit hebre, Moshe Ya’alon i është referuar në pohimet e tij një incidenti të ndodhur në muajin nëntor në lartësitë Golan, ku një grup i lidhur me Shtetin Islamik pati një shkëmbim zjarri me forcat izraelite.

“Kemi pasur një rast tani së fundi, kur militantët e DAESH”, tha Ya’alon duke iu referuar Shtetit Islamik, – shtinë mbi ne e pastaj kërkuan falje”.

Komentet e tij, ish-zyrtari i lartë i bëri gjatë një interviste të fokusuar te politika e Izraelit në raport me Sirinë.

Beteja me armë zjarri ka zgjatur shumë pak, sepse ushtria izraelite nuk ka ngurruar të përdorë avionët luftarakë dhe tanket kundër grupit xhihadist sirian, Khalid ibn al-Walid, duke vrarë 4 ndjekës të tij.

Kjo ka qenë përplasja e parë e drejtpërdrejtë mes forcave hebreje dhe militantëve të ISIS-it.

Ekstremistët hapën zjarr mbi një patrullë ushtarake në anën izraelite të rrafshnaltës së gurtë në jugperëndim të Sirisë, një pjesë e së cilës u aneksua nga Izraeli pas luftës 6-ditore të vitit 1967, lëvizje kjo që komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht.

Sipas korrespondentëve të huaj, që kanë mundur të hyjnë në territoret e ISIS-it, Izraeli është i vetmi shtet në botë, të cilit grupi xhihadist ia ka frikën, sepse konsideron që ka një ushtri tepër të fortë e ai nuk e përballon dot. /tch/

https://www.youtube.com/watch?v=5pfJ4ObAKSA

Exit mobile version