Telegrafi

Trim Jetullahu reagon i pikëlluar tre muaj pasi babai i tij ndërroi jetë

Trim Jetullahu Foto: Instagram/trimijetullahu

Trim Jetullahu është një nga këngëtarët shqiptar që pëlqehet tej mase për stilin muzikor.

Ai në rrjete social shpesh ndan informacione nga jeta e tij, të cilat mund të jenë edhe të hidhura.

Në një postim të fundit në Instagram, Jetullahu ka bërë një dedikim prekës për babin e tij të ndjerë.

Foto: Instastory

Pasi ndërroi jetë tre muaj më parë, këngëtari zgjodhi që t’i dedikojë disa fjalë për të.

“Për mua je i pazëvendësueshëm, shihemi në botën tjetër”, ka shkruar ai.

Foto: Instastory

Po ashtu ai pati rastin që të shpërndajë edhe disa imazhe ku shihej duke biseduar me të atin. /Telegrafi/