Telegrafi

Trim Jetullahu publikon këngën e re “Sonte”

Foto: Trim Jetullahu/YouTube

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Trim Jetullahu, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Sonte” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Teksti dhe vija melodike janë realizuar nga vet Trimi, gjersa producent i këngës është Rrzon.

Foto: Trim Jetullahu/Instagram

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtari vjen me një paraqitje mjaft atraktive me shumë femra në klip.

Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Ardian Gjokaj.

Trimi vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte muzikore të vazhdueshme, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/