Këngëtari shumë i dashur për publikun, Trim Jetullahu, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Sonte” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.
Teksti dhe vija melodike janë realizuar nga vet Trimi, gjersa producent i këngës është Rrzon.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtari vjen me një paraqitje mjaft atraktive me shumë femra në klip.
Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Ardian Gjokaj.
Trimi vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte muzikore të vazhdueshme, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/