Ai është ndër artistët shqiptar që komentohet shumë për stilin e veçantë që ka.
Fjala është për Trim Jetullahun, i cili për vite me radhë ka grumbulluar fansa të cilët e mbështesin vazhdimisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se tashmë ka publikuar këngën e re.
“Merri” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Edlir Begolli.
Tekstin e ka shkruar vet artisti, teksa për klip kësaj radhe është përkujdesur Rdphotography.
Kujtojmë se që në momentin e lansimit, “Merri” grumbulloi mijëra klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/