Site icon Telegrafi

Tridhjetë milionë njerëz iu bashkuan ‘Threads’ që në ditën e parë – thotë Zuckerberg

Tridhjetë milionë përdorues janë regjistruar në aplikacionin e sapolansuar ‘Threads’ të Meta në ditën e parë të tij, thotë shefi i kompanisë Mark Zuckerberg.

Ai e prezantoi aplikacionin si një rival “miqësor” ndaj Twitter, i cili u ble nga Elon Musk në tetor, përcjell Telegrafi.

Ekspertët thonë se Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Por, CEO e Twitter, Linda Yaccarino, tha se megjithëse Twitter “imitohet shpesh”, komuniteti i tij “nuk mund të ‘dyfishohet’ kurrë”.

Threads i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Më herët, Zuckerberg tha se mbajtja e platformës “miqësore… në fund të fundit do të jetë çelësi i suksesit të saj”.

Kur u pyet në Threads nëse aplikacioni do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të”.

“Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë”. /Telegrafi/

Exit mobile version