Site icon Telegrafi

Tribunë për Planin 3-6-9 që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale

Sekretari për Çështje Evropiane, sot organizon tribunë me temë ‘Zbatimi i masava nga Plani 3-6-9 në pjesën e zgjedhjeve’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tribunën do ta hapë zv.kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili do të fokusohet në elementet kyçe nga plani 3-6-9, të cilët kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme lokale, njofton AIM.

Tribuna, e cila do të mbahet në Klubin e deputetëve, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nga MPB-ja, Sekretari i Përgjithshëm pranë Qeverisë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Jetmire Ajdini Boshnjaku dhe përfaqësues të shoqërisë civile, MOST, CIVIL dhe Sinergija. /Telegrafi/

Exit mobile version