Tribunali i OKB-së në Hagë ka thënë se Radovan Karagjiq, lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës civile në 1990, është “përgjegjës për krimet kundër njerëzimit” në disa komuna të Bosnjës.
Megjithatë, krimet nuk janë llogaritur si gjenocid, raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Karaxhiç u gjykua për dy akuza për gjenocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës, në kapacitetin e tij si President i Republikës Serbe nga 1992 deri 1996.
Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) nuk gjeti prova të gjenocidit në qytete boshnjake, vendim që u lexua sot. /Telegrafi/