Telegrafi

Tri vjet pa Dr. Florin, artistët e kujtojnë me dedikime emocionuese (Foto)

Kantautori i njohur Dr. Flori ndërroi jetë tri vite më parë, duke lënë përherë të pikëlluar familjen, miqtë dhe publikun e tij.

Ai vdiq nga mbidoza, ku edhe përkundër tentativave në ndihmën e shpejtë, nuk kishte mundur të mbijetonte.

Edhe pse kanë kaluar tri vite, kantautori ka lënë gjurmë të mëdha në artin shqiptar përmes këngëve të bukura që ka krijuar ndër vite, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe kujton me emocion mikun e saj të ngushtë: E ndjej sa herë që këndoj në skenë prezencën e Dr.Florit (Foto)

I njëjti ka qenë mik i ngushtë dhe shumë i dashur për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë.

Shumë nga ata nuk harruan, dhe edhe sot në tre vjetorin e vdekjes së tij nuk nguruan ta kujtojnë përmes dedikimeve emocionuese në rrjetet sociale.

Bashkëshortja e tij, Blerian Kondi publikoi një fotografi të tij, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë vuri veten në pozitën e fëmijëve të saj, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë “2 vjet pa babin”.

Ndërkohë, miku i tij i grupit “WSF”, Landi Hysi, ka publikuar një fotografi të tij gjithashtu në Instagram, teksa sshkruante “I paharruari, mungon shumë”.

Edhe showmeni Ermal Mamaqi bëri të njëjtën gjë. Ai ndau me fansat një fotografi të Dr. Florit në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj shkruante “3 vjet pa Dr. Florin”.

Ndërsa Aurela Gaçe, e cila njëherësh ishte ndër miket më të mira të kantautorit, shkroi me shumë emocion në fotografinë e Dr.Florit të publikuar në Instagram. “3 vjet pa ty Flor. I mungon familjes, miqve e atyre që deshën shpirtin tënd”, kishte shkruar Gaçe. /Telegrafi/