Telegrafi

Tri vite nga vizita e fundit e Barcelonës te Interi: Asnjë lojtar nuk ka mbetur nga ai formacion në skuadrën aktuale të Xavit

Barcelona udhëton drejt Interit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Gjigantët katalanas e kanë nisur edicionin e tyre me një humbje 2-0 ndaj Bayern Munichut dhe një fitore 5-1 ndaj Viktoria Plzen.

Interi gjithashtu ka humbur ndaj Bayernit dhe mundi Plzenin, kështu që përballja në San Siro premton të jetë thelbësore kur bëhet fjalë për shpresat e të dyja skuadra për të kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.

Kanë kaluar tre vjet që kur këta dy gjigantë evropianë u përballën, me Barcelonën që po kalon një rinovim të madh të skuadrës nha ajokohë.

Pavarësisht krizës së tyre financiare, lojtarët kanë vazhduar të lëvizin brenda dhe jashtë “Camp Nout” me një ritëm të frikshëm.

Dhe SunSport ka identifikuar se të gjithë 11 lojtarët që u nisën te Interi në dhjetor të vitit 2019 nuk janë më në klub.

Në portë ishte portieri brazilian Neto – i cili tani është duke luajtur me Bournemouthin.

Treshja e mbrojtjes përbëhej nga Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo.

Todibo iu bashkua Nices vitin e kaluar, ndërsa Umtiti dhe Lenglet janë të huazuar në Lecce dhe Tottenham respektivisht.

Mbrojtësi i majtë Junior Firpo është tani në Leeds, ndërsa mbrojtësi i djathtë Moussa Wague iu bashkua Goricas në verë.

Ivan Rakitic tani është te Sevilla pasi u largua nga Barcelona në vitin 2020.

Arturo Vidal dhe Carles Alena gjithashtu nuk janë më me gjigantët spanjollë pas transferimeve te Flamengo dhe Getafe.

Më pas, Barcelona luajti në krye me dyshen Antoine Griezmann dhe Carles Perez.

Griezmann që atëherë është rikthyer në Atletico Madrid në formë huazimi, ndërsa Perez iu bashkua Celta Vigos, përpara se të huazohej te Roma e Jose Mourinhos.

Skuadra e Barcelonës e përfundoi punën në vitin 2019, pasi mundi Interin 2-1 në San Siro.

Në fakt, Interi nuk e ka mposhtur Barçën në asnjë nga pesë takimet e tyre të mëparshme – një seri që shtrihet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në edicionin 2009/10.

Me atë rast, Interi fitoi ndeshjen e parë 3-1 përpara se të humbiste ndeshjen e kthimit 1-0 – një rezultat që ishte i mjaftueshëm për t’i parë ata të përparojnë në finale.

Gjigantët italianë më pas mposhtën Bayern Munich 2-0 në finale dhe ngritën trofeun për herë të tretë. /Telegrafi/

Foto: SunSport